E akuzon se ka ndërhyrje dhe botoks, Jennifer Lopez i kthehet fanses në Instagram

Jennifer i ka kthyer komentin një fanseje në Instagram.

ShowBiz

17/01/2021 20:43

Jennifer Lopez është nër artistet e ralla në botë që duket si 20 vite më parë, shkruan lajmi.net.

Ajo komentohet për dukjen rinore shpesh herë edhe akuzohet se ajo ka bërë ndërhyrje në fytyrë.

Së fundmi, këngëtarja iu përgjigj një fansi e cila komentoi në një nga videot e saj selfie në Instagram duke promovuar linjën e saj JLo Beauty, fansja i shkruante se ajo ka patjetër botoks në trupin e saj.

Duket se ky koment e irritoi artisten e njohur pasi ajo mori kohën e saj për t`i kthyer përgjigje asaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

“Balli dhe vetullat e tua nuk po lëvizin kur flet apo mundohesh të tregosh mimikat.. Ju keni botox definivisht dhe në masë të madhe”.

“Kjo është vetëm fytyra ime !!!”, shkroi Jennifer Lopez. “Për herë të 500 miliontë po e them … Unë kurrë nuk kam bërë Botox ose ndonjë injeksion tjetër ose kirurgji !! Kaq po them”. Ajo shtoi, “Merrni disa produkte nga JLO BEAUTY dhe ndjehuni bukur me lëkurën tuaj !! Dhe këtu është një tjetër sekret i JLO Beauty: provoni të kaloni kohën tuaj duke qenë më pozitiv, i sjellshëm… mos e kaloni kohën tuaj duke u përpjekur të ulni të tjerët poshtë … kjo do t’ju mbajë rinor dhe të bukur gjithashtu !!! “./Lajmi.net/