“E abortova në muajin e dytë”, e mbijetuara që mbeti shtatzënë nga dhunimi i ushtarëve serbë
Shenjat në trup me kohën iu larguan. Por e mbijetuara e dhunës seksuale që po rrëfen historinë e saj në “Debat Plus” të TV Dukagjini ishte sfiduar përsëri, nga po të njëjtit ushtarë serbë që e kishin dhunuar. “Edhe unë plus e kam abortu një, unë abortim kam pas me serb kur jam dhunu. E…

Lajme
Shenjat në trup me kohën iu larguan.
Por e mbijetuara e dhunës seksuale që po rrëfen historinë e saj në “Debat Plus” të TV Dukagjini ishte sfiduar përsëri, nga po të njëjtit ushtarë serbë që e kishin dhunuar.
“Edhe unë plus e kam abortu një, unë abortim kam pas me serb kur jam dhunu. E dinë krejt, unë kam pas abortim. **** ***** a e njeh mjekun”.
“Po, dy muajsh e kam heq, në muajin e dytë. Tash ne femrat qysh e kemi e kam kuptuar pas një muaji edhe i kam thanë nanës time, thash, nanë unë po më duket jam met, tha e di nanë, normal, pesë vet, katër vet, normal është ajo, atëherë e kemi pas një mjek na, **** **** e kemi pas, nana jem u rritë të ai, edhe foli me të, i tha a kishe mujt qikës time, kështu, kështu, veç i ka thanë sjelle fill edhe më ka pastru. Aty, aty edhe ma zi kam qenë sëmurë, edhe ma keq kam qenë, edhe ma keq, historia jem është shumë e gjatë, shumë e gjatë, nja katër orë, a pesë duhet me nejt veç me tregu.
Ajo thotë se asnjëherë, nuk e kishte konsideruar ta sjellë në jetë fëmijën.
“Çka me duhet mua ai fëmijë, ai fëmijë me kryq është, unë s’jam me kqyq, çka më duhet mua ai fëmijë, jo, kurrë thojsha, kurrë edhe e kam heq, e kam abortuar”, ka treguar ajo në “Debat Plus” të TV Dukagjini.
E për fund, ajo ka një mesazh për të gjithë burrat e gratë që lufta, i sfidoi njësoj.
“Mesazhi jem është, me vjen keq që ju ka ndodhë. Më vjen keq, po edhe kur ta këqyr s’kemi çka me ba, i ka ardhë koha ashtu, i ka ardhë koha ashtu, dikush s’ka qejf me marrë vesh dikush, dikush s’ka qejf mu shpreh, dikush nuk ka qejf, unë nuk e kam problem.”