Dyshohet se vodhën xhamitë në fshatrat e Lipjanit, arrestohen dy persona të dyshimtë
Policia e rajonit të Prishtinës- hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, kanë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura nëpër disa Xhami në fshatra të ndryshme të komunës së Lipjanit. Sipas njoftimit, rastet ishin denoncuar në polici përgjatë vitit 2023 dhe 2024, ku dyshohej se, persona të…

Lajme
Policia e rajonit të Prishtinës- hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, kanë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura nëpër disa Xhami në fshatra të ndryshme të komunës së Lipjanit.
Sipas njoftimit, rastet ishin denoncuar në polici përgjatë vitit 2023 dhe 2024, ku dyshohej se, persona të dyshuar kishin vjedhur gjësende të ndryshme e në disa raste kishin dëmtuar dhe asgjësuar edhe pasuri në objektet e Xhamive.
“Që nga deponimi i denoncimeve, policia në vazhdimësi ka ndërmorë një varg veprimesh hetimore e operative me qëllim të ndriçimin e rrethanave të ngjarjeve si dhe identifikimin e të implikuarve”,thuhet në njoftimin për media.
Progresi i hetimit të rasteve rezultoi me identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve;
J. H, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,
L. K, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Me rekomandimin e prokurorit të shtetit ata u dërguan në mbajtje prej 48 orësh., ndërkaq ndaj tyre u iniciua një hetim në drejtim të veprave penale “Vjedhja:, “Vjedhja e Rëndë” si dhe “Asgjësim apo Dëmtim i pasurisë”./Lajmi.net/