Dyshohet se u përfshi në zjarrvënie në disa ara të Klinës, intervistohet i dyshuari
Një person është intervistuar pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në zjarrvënie në disa ara të fshatit Jashanicë të Klinës. Arat e djegura ishin të mbjella me arra. I dyshuari pas intervistimit është liruar. “Jashanicë, Klinë / 25.07.2024 – NN. Me 26.08.2024 është shoqëruar për intervistim i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se me datën…

Lajme
Një person është intervistuar pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në zjarrvënie në disa ara të fshatit Jashanicë të Klinës.
Arat e djegura ishin të mbjella me arra.
I dyshuari pas intervistimit është liruar.
“Jashanicë, Klinë / 25.07.2024 – NN. Me 26.08.2024 është shoqëruar për intervistim i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se me datën e cekur ishte i përfshirë në rastin, zjarrvënie i cili kishte ndodhur në disa fusha-ara të cilat ishin të mbjella me arra. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar”, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. /lajmi.net/