Dyshohet se një person fotografoi votën në Deçan, denoncohet rasti

Në qendrën e votimit “Lidhja e Prizrenit” në Carabreg të Deçanit një person dyshohet se ka fotografuar votën dhe me të janë marr organet e drejtësisë, ndërsa po në këtë qendër votimet janë ngritur dyshime për presion tek votuesit. Këto dyshime i paraqiti kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Deçanit, Jeton Mushkolaj.…

Lajme

12/10/2025 15:59

Në qendrën e votimit “Lidhja e Prizrenit” në Carabreg të Deçanit një person dyshohet se ka fotografuar votën dhe me të janë marr organet e drejtësisë, ndërsa po në këtë qendër votimet janë ngritur dyshime për presion tek votuesit. Këto dyshime i paraqiti kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Deçanit, Jeton Mushkolaj.

Ai pasi e kreu procesin e votimit shprehi pakënaqësitë e tij duke ftuar deçanasit të dalin dhe të votojnë pa presion.

“Ne jemi qytetarë të gjithë dhe të gjithë njihemi mes vete, është mirë që qytetarët me i lënë me votua të lirë me jep verdiktin të lirë ashtu siç ata mendojnë dhe pa presion dhe pa ndikim. Dhe iu bëjë thirrje gjithë qytetarëve të Deçanit të dalin të votojnë lirshëm ta japin verdiktin pa presion. Ajo çka me ra në sy është në qendër kur erdha me votua është që në këtë hapësirën këtu koordinatori i Qendrës nuk ka bërë verifikimin te një zyrtari qe e ka bexhin është vëzhgues i AAK dhe bënë verifikimin e personave që nuk gjenden në listë kjo konsideroj se nuk është në rregull dhe kjo duhet me u ndal nuk është në rregull me u hap dy ose tri dyer në qendër të votimit qendra e votimit e ka hyrjen këtu dhe këtu duhet me hy qytetarët dhe nuk duhet me u hap dyer të tjera … mos të na përsëriten këto situata ku qytetarëve me iu bë presion në votë”, tha ai.

Menaxheri i qendrës se votimit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Carrabreg të Deçanit, Qazim Maloku tha se nga ora 07:00 kur është hap kjo qendër e votimit përveç një rasti të fotografimit të votës me të cilin janë marr organet e rendit nuk ka ndonjë parregullsi tjetër të evidentuar.

Lidhur me pretendimet e kandidatit të LDK-së, për kryetar të Deçanit, Jeton Mushkolaj, menaxheri i kësaj qendre të votimit, Qazim Maloku i hedhi poshtë duke thënë se zyrtari i AAK-së ka ndihmuar qytetarë vetëm në verifikimin apo gjetjen e vendvotimeve, por nuk ka bërë asnjë presion tek votuesit.

“Dyshimet i pati ai pati bexhë unë nuk i kam verifikuar se faktikisht KQZ ka bërë një gabim të madh që nuk na ka sjell asnjë zyrtarë këtu dhe unë nuk mundem secilin person që hynë këtu të partive të ndryshme me verifikua ata kanë certifikim dhe bexha ai e kam parë ka verifikuar vetëm ata të cilët janë afruar me ua gjetur vendvotimin sepse disa kishin në Drenoc disa në Deçan nuk ka pas asnjë ndërhyrje që do të ndikonte si ndërhyrje të votuesve…Prej mëngjesi nuk kemi pas telashe të mëdha, kemi pas një fotografim të votës është marr prokuroria dhe policia me personin në fjale diçka tjetër nuk ka pas ndonjë ankesë substanciale të do të duhej të evidentohej”, tha ai.

Sa i takon qe në këtë qendër të votimit kanë qenë dy hyrje të shkollës duke funksionuar, tashmë sipas Malokut hyrja alternative është mbyllur dhe po funksionon vetëm hyrja kryesore e shkollës.

14 qendra e votimit që janë në komunën e Deçanit janë hapur me kohë në ora 07:00. Deri tani nuk është regjistruar ndonjë parregullsi.

Në garë për të parin e Deçanit janë Faton Selmanaj nga Lëvizja Vetëvendosje, Jetmir Prekalla nga Partia Demokratike e Kosovës, Jeton Mushkolaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bashkim Ramosaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate, Shkumbin Demakuja nga Iniciativa Demokracia dhe Shefqet Tolaj nga Guxo.

Në komunën e Deçanit të drejtë vote kanë 43 mijë e 759 qytetarë prej tyre 41 mijë e 444 janë votues brenda në Kosovë dhe 2 mijë e 320 votues nga