“Dyshohet se kemi has në narkotikë” – Ja se si e kapën doganierët drogën në veturën e një serbi në Merdare

Substanca narkotike, kanë ndaluar doganierët e Kosovës në veturën e një serbi në pikën kufitare në Merdare. Lajmi.net ka kapur pamje nga kontrolli i doganierëve të cilët më pas thirrën edhe Policinë. “Po dyshohet se kemi has në narkotikë”, ka thënë njëri nga doganierët i cili po e kontrollonte veturën. Udhëheqësi doganor Bardh Varaku për…

Lajme

09/04/2025 15:05

Substanca narkotike, kanë ndaluar doganierët e Kosovës në veturën e një serbi në pikën kufitare në Merdare.

Lajmi.net ka kapur pamje nga kontrolli i doganierëve të cilët më pas thirrën edhe Policinë.

“Po dyshohet se kemi has në narkotikë”, ka thënë njëri nga doganierët i cili po e kontrollonte veturën.

Udhëheqësi doganor Bardh Varaku për lajmi.net ka dhënë detaje se si e kanë kontrolluar veturën dhe si e kanë gjetur drogën.

“Siç e spjeguam edhe më herët, gjatë kontrollove rutinë që bëhet këtu është bërë selektimi i veturës së cekur. Së bashku me Policinë e Kosovës ku bazë të menaxhimit të integruar të kufirit, është një ndalesë një kontroll, ku edhe bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, Policinë kufitare gjegjësisht është nivel i shkëlqyer”, ka thënë Varaku. /Lajmi.net/ 

Ndiqeni videon për më shumë: