Dyshohet se Izraeli ka sulmuar bazën ushtarake në Teheran
Në Teheran janë dëgjuar shpërthime të forta këtë të hënë. Sipas raportimeve të BBC-së, në mediat sociale iraniane shfaqet tymi, duke treguar se malet aty pranë janë në shënjestër. Mediat iraniane kanë raportuar se mbrojtja ajrore e qytetit është aktivizuar në Teheranin perëndimor, ndërsa agjencia e lajmeve Fars, e lidhur me IRGC-në, thotë se Izraeli…

Bota
Në Teheran janë dëgjuar shpërthime të forta këtë të hënë.
Sipas raportimeve të BBC-së, në mediat sociale iraniane shfaqet tymi, duke treguar se malet aty pranë janë në shënjestër.
Mediat iraniane kanë raportuar se mbrojtja ajrore e qytetit është aktivizuar në Teheranin perëndimor, ndërsa agjencia e lajmeve Fars, e lidhur me IRGC-në, thotë se Izraeli ka në shënjestër një bazë ushtarake në zonë.