Dyshohet se bëri presion për ta votuar Listën Serbe, intervistohet nga Policia Kryetarja e Ranillugut
Kryetarja e Komunës së Ranillugut, Tanja Antic, është shoqëruar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka ushtruar ndikim dhe presion ndaj votuesve të partive të tjera serbe gjatë procesit zgjedhor. Sipas raportimeve, Antic po intervistohet në lidhje me veprimet e saj dhe rolin e dyshuar në orientimin e votës drejt Listës Serbe. Po ashtu…
Lajme
Kryetarja e Komunës së Ranillugut, Tanja Antic, është shoqëruar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka ushtruar ndikim dhe presion ndaj votuesve të partive të tjera serbe gjatë procesit zgjedhor.
Sipas raportimeve, Antic po intervistohet në lidhje me veprimet e saj dhe rolin e dyshuar në orientimin e votës drejt Listës Serbe. Po ashtu raportohet se ajo dyshohet të ketë qenë e përfshirë “në një plan të strukturuar për të orientuar votën në favor të Listës Serbe përmes detyrimit dhe presionit ndaj qytetarëve”.
Rasti është nën hetim dhe policia ka bërë thirrje që qytetarët të raportojnë çdo shkelje të ligjit zgjedhor për të garantuar një proces të lirë dhe demokratik. /Lajmi.net/