Dyshohet se bëri kontrabandim me emigrant, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Një person shtetas i Shqipërisë është arrestuar mbrëmë në Gjakovë pasi që në automjetin e tij janë gjetur gjashtë shtetas të huaj pa dokumente identifikimi. Rasti është cilësuar si “Kontrabandim me emigrant”. “Gjakovë 24.04.2024 – 22:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i R. Shqipërisë, pasi që në automjetin e tij janë gjetur gjashtë shtetas…

Lajme

25/04/2024 09:31

Një person shtetas i Shqipërisë është arrestuar mbrëmë në Gjakovë pasi që në automjetin e tij janë gjetur gjashtë shtetas të huaj pa dokumente identifikimi.

Rasti është cilësuar si “Kontrabandim me emigrant”.

“Gjakovë 24.04.2024 – 22:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i R. Shqipërisë, pasi që në automjetin e tij janë gjetur gjashtë shtetas të huaj pa dokumente identifikimi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj emigranteve janë zbatuar procedurat e zakonshme”, thuhet në raportin e Policisë.