Dyshohet për vrasje në Drenas

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur sot në fshatin Fushticë e Poshtme, ku sipas informatave të para është raportuar për një rast të mundshëm vrasjeje. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave, transmeton lajmi.net. Aktualisht, shkaqet dhe motivet e ngjarjes nuk dihen,…

Lajme

01/11/2025 16:37

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur sot në fshatin Fushticë e Poshtme, ku sipas informatave të para është raportuar për një rast të mundshëm vrasjeje.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave, transmeton lajmi.net.

Aktualisht, shkaqet dhe motivet e ngjarjes nuk dihen, ndërsa njësitë relevante policore dhe ekipi hetimor janë duke punuar për të zbardhur plotësisht rastin.

Më shumë detaje pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të veprimeve hetimore.Lajmi.net do ju mbaj të informuar me rastin.