Dyshohet për sulm terrorist në Izrael, një kamion përplaset në një stacion autobusi, lëndohen 35 persona

Një kamion u përplas në një stacion autobusi në kryqëzimin Glilot të Tel Avivit, në një zonë ku gjendet selia e Mossad-it së bashku me disa njësi të inteligjencës së IDF-së. Të paktën 35 persona janë plagosur pasi një kamion u përplas në një stacion autobusi, pranë qytetit izraelit Tel Aviv. Gjashtë nga të lënduarit…

Bota

27/10/2024 13:43

Një kamion u përplas në një stacion autobusi në kryqëzimin Glilot të Tel Avivit, në një zonë ku gjendet selia e Mossad-it së bashku me disa njësi të inteligjencës së IDF-së.

Të paktën 35 persona janë plagosur pasi një kamion u përplas në një stacion autobusi, pranë qytetit izraelit Tel Aviv.

Gjashtë nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë, sipas Eli Bin, drejtor i shërbimit të shpëtimit të Izraelit, Magen David Adom (MDA).
Ai shtoi se MDA i ka dërguar të lënduarit në spitalet e afërta. Asi Aharoni, zëdhënës i policisë izraelite, i tha transmetuesit publik izraelit Kan se “sulmuesi u neutralizua”, duke treguar se policia dyshonte për një sulm terrorist. Nuk ishte e qartë nëse i dyshuari u ndalua apo u vra.

Aharoni tha se një kamion ishte përplasur me një autobus dhe individë që prisnin në stacion. Sipas mediave lokale, shumë nga viktimat ishin të moshuar që po zbrisnin nga një autobus.

Sulmi ndodhi në kryqëzimin Glilot, në një zonë pranë selisë së agjencisë së spiunazhit të Izraelit Mossad, si dhe disa njësive të inteligjencës së IDF-së.

MDA publikoi pamjet e kamionit të madh kryesisht bosh që dukej se ishte përplasur me një autobus. Përveç se është pranë selisë së Mossad-it, stacioni i autobusit është gjithashtu afër një kryqëzimi qendror të autostradës, e incidenti ndodhi kur izraelitët po ktheheshin në punë pas një pushimi njëjavor.