Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ky është gjyqtari që u arrestua sot në hapësirat e një moteli
Prokuroria Speciale njoftoi sot për arrestimin e një zyrtari, e që ëshë gjyqtar i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Dega në Lipjan. Bëhet fjalë për gjyqtarin Avdirrahman Gashi, i cili është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Gjyqtari Gashi është arrestuar në hapësirat e një moteli, ndërsa fotografitë që ka shpërndarë edhe Prokuroria Speciale…
Lajme
Prokuroria Speciale njoftoi sot për arrestimin e një zyrtari, e që ëshë gjyqtar i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Dega në Lipjan.
Bëhet fjalë për gjyqtarin Avdirrahman Gashi, i cili është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Gjyqtari Gashi është arrestuar në hapësirat e një moteli, ndërsa fotografitë që ka shpërndarë edhe Prokuroria Speciale tregojnë edhe momentin e arrestimit të gjyqtarit nga ekipi i Njësisë së Veçantë Hetimore në Policinë e Kosovës.
Arrestimi i tij është bërë gjatë një aksioni të zhvilluar nga Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Njësinë e Veçantë Hetimore të Policisë së Kosovës.
Prokuroria Speciale njoftoi sot se ka ndërmarrë veprime hetimore që kanë rezultuar me arrestimin e një gjyqtari të Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke bërë të ditur se ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”.
Hetimi ndaj tij, sipas Prokurorisë Speciale, është zhvilluar në mënyrë intensive dhe të vazhdueshme gjatë një periudhe disa mujore.
Bazuar në të dhënat dhe provat e siguruara gjatë hetimit, Prokuroria ka vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e tij në veprën penale për të cilën është arrestuar.
Prokuroria Speciale nuk ka dhënë detaje se për çfarë veprimi konkret dyshohet gjyqtari, nëse rasti lidhet me ndonjë vendim gjyqësor apo me ndonjë çështje tjetër të trajtuar gjatë ushtrimit të detyrës.
Sipas Prokurorisë, detajet e tjera nuk mund të bëhen publike në këtë fazë, me arsyetimin e ruajtjes së integritetit të hetimit dhe respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë.“Me qëllim të respektimit të integritetit të procesit hetimor dhe parimit të prezumimit të pafajësisë, nuk mund të ndahen detaje të tjera në këtë fazë”- thuhet në njoftim.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë deklaruar se do të vazhdojnë veprimet për luftimin e korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare./Lajmi.net/