Dyshohet pёr veprën penale” Grabitje”, policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për identifikim e personit

Policia e Kosovës del me njoftim, ku kërkon bashkëpunim me qytetarët për identifikim e personit tё dyshuar pёr veprën penale” Grabitje” tё ndodhur me datё 29.03.2024 nё Pejё. Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e…

Lajme

17/04/2024 11:38

Policia e Kosovës del me njoftim, ku kërkon bashkëpunim me qytetarët për identifikim e personit tё dyshuar pёr veprën penale” Grabitje” tё ndodhur me datё 29.03.2024 nё Pejё.

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Sektori Rajonal i Hetimeve DRP Pejё, ёshtё duke zhvilluar hetime intensive pёr kapjen e personit tё dyshuar pёr veprën penale” Grabitje” tё ndodhur me datё 29.03.2024 nё Pejё.

Nga kamerat e sigurisё ёshtё siguruar fotografi e personit tё dyshuar mirëpo deri me tani nuk ёshtё bёrё identifikimi i tij.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.