Dyshja e Juventusit mungojnë ndaj Portos shkaku i lëndimeve

Arthur dhe Juan Cuadrado do mungojnë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Portos, derisa Paulo Dybala dhe Aaron Ramsey do rikthehen në listën e skuadrës.

Sport

15/02/2021 21:52

Juventusi vazhdoi stërvitjen, derisa Dybala dhe Ramsey u stërviten përkohësisht me grupin, përcjellë lajmi.net.

“Këtë mëngjes, klubi ishte i fokusuar në posedim. Juan Cuadrado bëri testimet që zbuluan lëndim të shkallës së parë në kofshën e djathtë. Brenda 10 ditëve do rikthehet”.

“Dybala dhe Ramsey u stërviten përkohësisht me grupin”, shkroi klubi në komunikatë.

Sipas Football Italia, argjentinasi dhe uellsiani do jenë të gatshëm ndaj Portos edhe pse asnjëri nuk do jetë nga minuta e parë.

Leonardo Bonucci që është shëruar nga lëndimi pritet të rikthehet si titullar.

Ndërsa, Arthur dhe Cuadrado do e shikojnë ndeshjen nga shtëpia./Lajmi.net/