Dyshimet për kurdisje në Ferizaj e Mitrovicë, reagon edhe kryetari i KOK-ut

Xhiro e fundit e Superligës së Kosovës në futboll ngjalli reagime të shumta nga opinioni sportdashës në Kosovë për shkak të dyshimeve se mund të jenë kurdisur ndeshjet Trepça ’89 – Prishtina dhe Ferizaj – Dukagjini. Në këtë të fundit, portieri i Dukagjinit pranoi një gol që po konsiderohet si pranim i qëllimshëm duke ia…

Sport

30/05/2023 11:26

Xhiro e fundit e Superligës së Kosovës në futboll ngjalli reagime të shumta nga opinioni sportdashës në Kosovë për shkak të dyshimeve se mund të jenë kurdisur ndeshjet Trepça ’89 – Prishtina dhe Ferizaj – Dukagjini.

Në këtë të fundit, portieri i Dukagjinit pranoi një gol që po konsiderohet si pranim i qëllimshëm duke ia dhënë fitoren Ferizajt që rrjedhimisht solli edhe sigurimin e barazhit të kësaj skuadre për mbetje në Superligën e Kosovës, ndërsa nga ana tjetër e pësoi Trepça ‘89 që ka rënë tashmë në Ligën e Parë.

Në lidhje me këto dyshime, ka reaguar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës. Presidenti i shtëpisë më të madhe të sportit në Kosovë, Ismet Krasniqi, ka thënë për KosovaPress se janë fuqishëm kundër këtyre dukurive negative që e dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të sportit kosovar, në këtë rast të futbollit.

Ai ka shtuar se beson tek organet kompetente brenda Federatës së Futbollit të Kosovës se do të marr masat e duhura nëse dyshimet e tilla konfirmohen.

“KOK është fuqishëm kundër dukurive të tilla negative që dëmtojnë imazhin e mirë që sporti dhe në këtë rast futbolli kanë krijuar në arenën ndërkombëtare. Ne besojmë fuqishëm tek organet kompetente të FFK-së, që të marrin masat e duhura, në rast se vërtetohet që ka pasur dukuri të tilla.”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë, Këshilli për Sport dhe Ministria e Sportit tashmë kanë konfirmuar se kanë kërkuar nga prokuroria që të nis hetimet për këto dy ndeshje.