Dyshimet për gabime në laboratorë, gazetari i bën vetë analizat për të parë se a del rezultati i njëjtë
Qytetarët e vendit çdo ditë përballen me sëmundje dhe dyshime për sëmundje që mund ti kenë. Gjëja e parë që na shkon ndërmend është bërja e analizava. Pasi që spitalet shtetërore kanë mungesa për të bërë analiza, shumë qytetarë vendosin që ato ti bëjnë në laboratorë private. Gjatë daljes së rezultateve qytetarët janë ankuar se…
Lajme
Qytetarët e vendit çdo ditë përballen me sëmundje dhe dyshime për sëmundje që mund ti kenë. Gjëja e parë që na shkon ndërmend është bërja e analizava. Pasi që spitalet shtetërore kanë mungesa për të bërë analiza, shumë qytetarë vendosin që ato ti bëjnë në laboratorë private.
Gjatë daljes së rezultateve qytetarët janë ankuar se këto rezultate nuk po dalin si duhet, pasi që laboratorët e licencuar me shumë raste tregojnë rezultate të ndryshme të gjendjes.
Gazetari i lajmi.net, Oqean Dërmaku, ka provuar që këto pretendime ti shikoj vetë ai nga afër, se a qëndrojnë të sakta apo vetëm janë gojëdhëna.
Gazetari shkon në tre laboratorë të kryeqytetit për të bërë analizat e vitaminës D, Avicena, Olive dhe Pinea. Gjatë pritjes së rezultateve Dërmaku tregon se tek laboratori Olive normat i kanë dalur më të vogla se tek këto dy laboratorë të tjerë, Avicena dhe Pinea.
Tutje gazetari tregon se normat tek këto tre laboratorë në përgjithësi i kanë dalë të ulëta, ndërsa sipas një laboranteje ka thënë se nuk është e rëndësishme shumë norma, më e rëndësishme është faza se ku qëndron norma. /Lajmi.net/
Më poshtë e keni videon e plotë: