Dyshime për falsifikim parash në Prizren – rasti në hetim
Një rast i dyshuar për falsifikim të parasë është raportuar në një nga bankat në qytetin e Prizrenit, ku një shumë parash e deponuar nga klientë të ndryshëm ka ngritur dyshime për autenticitetin e saj. Rasti është bërë i ditur më 29 shtator nga një përfaqësues i bankës, shtetas kosovar, i cili ka njoftuar autoritetet…

Lajme
Një rast i dyshuar për falsifikim të parasë është raportuar në një nga bankat në qytetin e Prizrenit, ku një shumë parash e deponuar nga klientë të ndryshëm ka ngritur dyshime për autenticitetin e saj.
Rasti është bërë i ditur më 29 shtator nga një përfaqësues i bankës, shtetas kosovar, i cili ka njoftuar autoritetet për pranimin e parave që dyshohet se janë të falsifikuara, raporton lajmi.net
Sipas informacioneve zyrtare, paratë janë konfiskuar nga njësia e forenzikës për ekzaminim të mëtejmë, ndërsa rasti është hapur dhe po trajtohet në procedurë hetimore./Lajmi.net/