Dyshime mbi tragjedinë e përmbytjeve në Tetovë
Teksa kërkimet në Tetovë për gjetjen e dy trupave të zhdukur nga përmbytjet vijojnë, akademikët kanë ngritur dyshime lidhur me tragjedinë.

Lajme
Dyshimet lidhur me atë se si ndodhi tragjedia në Shipkovicë dhe në rajonin e Tetovës, i kanë shtuar edhe informatat zyrtare sipas të cilave, në Shtip janë shënuar reshje shiu të një sasie prej 40 litrave, kurse në Tetovë reshje prej vetëm 9 litra ishin në një metër katrorë.
Duke u bazuar në këto të dhëna, akademiku Izet Zeqiri ngritur dyshimin mos ndoshta ujërat e Sharrit janë drejtuar nga Tetova, për të mbrojtur Mavrovën.
“Në Shtip ka rënë 500% më shumë shi dhe s’ka dëme si në Tetovë. Parashtrohet pyetja ku është problemi dhe faji? Mos vallë ujërat e Sharrit janë orientuar nga Pollogu i shpateve të Sharrit që të mos rrezikohet Mavrova”, pyet Zeqiri.