Dyqani LTB ka ndërruar lokacion në Albi Mall!

Adhuruesit e modës kanë një arsye të re për të vizituar Albi Mall. Dyqani LTB Jeans është rihapur në një lokacion të ri, tani në katin e tretë përballë Sarajeva Steak House. Me një ambient të përmirësuar dhe koleksionin më të fundit për sezonin vjeshtë/dimër 2024, dyqani i ri është gati për të mirëpritur klientët…

Lajme

04/11/2024 09:41

Adhuruesit e modës kanë një arsye të re për të vizituar Albi Mall. Dyqani LTB Jeans është rihapur në një lokacion të ri, tani në katin e tretë përballë Sarajeva Steak House. Me një ambient të përmirësuar dhe koleksionin më të fundit për sezonin vjeshtë/dimër 2024, dyqani i ri është gati për të mirëpritur klientët me xhinse dhe një gamë të gjerë veshjesh dhe aksesorësh.

LTB Jeans, marka e njohur turke, vazhdon të sjell cilësi dhe inovacion që nga themelimi i saj në vitin 1948 në Turqi nga dy vëllezër me pasion të pafund për xhinset dhe deri më sot. Zbuloni koleksionin e ri, i cili është dizajnuar për t’iu përshtatur çdo shije dhe për të përmbushur nevojat e çdo adhuruesi të modës, nga modelet e thjeshta dhe klasike deri te ato me detaje unike për një stil më të personalizuar.

Koleksioni i ri vjeshtë/dimër 2024 përfshin një përzgjedhje të pasur xhinsesh, të dizajnuara jo vetëm për të sjell stilin e momentit, por edhe për t’ju siguruar komoditet dhe qëndrueshmëri në përdorim. LTB Jeans ofron opsione për çdo preferencë dhe kombinim, qoftë për përdorim të përditshëm apo për momente të veçanta.

Përveç xhinseve, koleksioni përmban një gamë të gjerë veshjesh dhe aksesorësh që kompletojnë çdo veshje të sezonit të ftohtë, duke e bërë dyqanin një ndalesë të domosdoshme për të gjithë ata që kërkojnë stil dhe cilësi në çdo element të garderobës së tyre.

Për të gjithë ata që janë në kërkim të një stili unik dhe të rehatshëm, dyqani LTB Jeans me lokacion të ri në Albi Mall ju mirëpret me koleksionin vjeshtë/dimër 2024. Zbuloni modelet e fundit dhe frymëzohuni për kombinimet tuaja të këtij sezoni!.