Dybala pritet ta refuzojë Interin për t’iu bashkuar Romës

Paolo Dybala tanimë e ka zyrtarizuar largimin e tij nga Juventusi në fund të sezonit.

Sport

17/05/2022 17:10

Lojtarit nuk iu rinovua kontrata me “Zonjën e Vjetër” dhe, për rrjedhojë, u largua si lojtar i lirë.

Për sulmuesin u interesuan shumë skuadra, ndër to edhe Interi, Roma e Arsenali.

Raportimet e fundit thonë se lojtari, anipse ishte i përfolur për një kalim të mundshëm tek Interi, argjentinasi është shumë afër për t’iu bashkuar Romës.

Është pikërisht La Republica ajo që ngreh një ide të tillë si të mundshme për t’u realizuar. /Lajmi.net/