Dybala nxit spekulimet për kalimin te Barcelona, pas takimit me Dani Alves

Paulo Dybala te Barcelona? Spekulimet rriten edhe më shumë pas ngjarjeve të fundit.

Sport

27/04/2022 11:15

Ylli argjentinas i skuadrës së Juventus ka bërë të ditur se do të largohet nga ‘Allianz Stadium’ në fund të këtij sezoni.

Dybala nuk është gati të firmos kontratën e re. Interesimi për të nuk mungon, por një fotografi e fundit e lidh atë me Barcelonën, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi i Juventus ka publikuar një fotografi me mbrojtësin brazilian të Barcelonës, Dani Alves.

Dyshja u takuan në Barcelonë dhe publikuan një fotografi, me mbishkrimin ‘Vëlla’.

Ata shkëmbyen edhe fanellat e tyre, duke treguar një afërsi të madhe me njëri-tjetrin.

Dybala do të jetë lojtar i lirë, sapo kontrata e tij me Juventus të skadojë më 30 qershor.

Inter, Real Madrid, Tottenham Hotspur, Manchester United dhe PSG janë skuadrat që lidhen me transferimin e mundshëm të Dybala. /Lajmi.net/