Dybala: Në Barcelonë shkoj duke notuar

Sulmuesi i Palermos, Paulo Dybala ka thënë se dëshiron të transferohet në Barcelonë, dhe do të nisej për në Camp Nou duke notuar.

Sport

03/03/2015 11:28

Sulmuesi i Palermos, Paulo Dybala ka mirëprtitur interesimin e Barcelonës për shërbimet e tij.

Ylli i ri i skuadrës siciliane ka shkëlqyer me paraqitjet e tij deri më tani gjatë këtij sezoni duke bërë që të shndërrohet në objektiv të shumë klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Barcelonën.

Andaj, ai ka pranuar se dëshiron të kalojë në Camp Nou.

“Barcelona? Do të shkoja menjëherë, madje duke notuar, nuk ka nevojë për kontakte”, deklaroi Dybala për “Estamos Motivados” në “Radio Belgrano”.

Dybala ka realizuar 12 gola në 24 paraqitje deri më tani gjatë këtij sezoni në Serie A.