Dybala do të mbetet në Juventus

Sulmuesi Paulo Dybala pritet të vazhdojë kontratën me Juventusin.

Sport

26/06/2021 14:29

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Juventus ka vendosur të vazhdojë kontratën e Dybalas, transmeton lajmi.net.

Raportohet se drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” ka planifikuar një takim me agjentin e sulmuesit, por nuk janë duke nxituar për shkak të dëshirës së përbashkët për të arritur një marrëveshje.

‘Binaconerët’ dëshirojnë ta mbajnë në ekip njërin nga lojtarët më të rëndësishëm në vitet e fundit.

Kthimi i Massimiliano Allegri në klub e ka bindur argjentinasin se ai do të ketë një rol të rëndësishëm në projektin e tij.

27-vjeçari, do të nënshkruajë një kontratë të re me pagë 10 milionë euro në sezon. /Lajmi.net/