Lajme të mira për Juventus – Dybala dhe Chiellini kthehen në stërvitje

Juventus ka marrë një shtysë të madhe, me dy lojtarë kyç si Paulo Dybala dhe Giorgio Chiellini.

Sport

15/03/2022 12:48

Dybala dhe Chiellini janë stërvitur sot me pjesën tjetër të grupit, me tempo normale, dhe pritet të jenë të gatshëm për Champions League.

Dyshja mund të jenë ndihmë e madhe për Massimiliano Allegri në ndeshjen kundër Villarreal, të cilën Juventus e zhvillon nesër.

Sulmuesi dhe qendërmbrojtësi janë stërvitur me pjesën tjetër të grupit, pak ditë pasi u rikuperuan nga një lëndim muskulor.

Në anën tjetër, Leonardo Bonucci dhe Denis Zakaria janë akoma jashtë fushave dhe nuk do të jenë gati për nesër. /Lajmi.net/