Dy vjeçari ka nevojë për ndihmë për shërim nga mëlçia (Video)

Nuk mund të ecë si bashkëmoshatarët e tij, ani pse ka dy vjet e gjysmë.

Lajme

11/05/2016 22:01

Nazmi Gjocaj vuan nga një sëmundje në mëlçi, çka i ka shkaktuar atij probleme në rritje.

Familja Gjocaj nga fshati Rashiq i Pejës po kërkon ndihmë që ta shëroj djalin e tyre, njofton Klan Kosova.

Në fakt ministria e Shëndetësisë i ka mbuluar shpenzimet e spitalit në Turqi, por ata po kërkojnë ndihmë për terapitë dhe udhëtimet që duhet ti bëjnë për të shkuar atje.

E shqetësuar me gjendjen e të birit është edhe nëna e Nazmiut.

YouTube player