Dy trajtimet natyrale për t’u ardhur në ndihmë të gjitha vajzave që u thyen dhe u zverdhen shpesh thonjtë

Thonjtë e dobët, të zverdhur dhe që këputen lehtësisht vijnë si rezultat i kequshqyerjes, problemeve shëndetësore dhe ndikimit të agjentëve jashtëm.

Lifestyle

16/04/2021 17:13

Problemet shëndetësore si anemia, reumatizma, problemet e qarkullimit të gjakut apo tiroidja ndikojnë po ashtu në dobësimin e thonjve. Ja disa këshilla të shpejta që ju ndihmojnë nëse keni probleme të tilla.

Trajtim me vaj ulliri dhe limon: Bashkoni në një enë 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë lëng limoni të freskët. Më pas lani duart mirë dhe fshijini me napë pambuku. Më pas masazhojini derisa lëngu të penetrojë në lëkurë. Duhet ta përsëritni këtë veprim deri në dy deri në tre herë në javë.

Uthull e bardhë rrushi, birrë dhe vaj ulliri: Kjo metodë është një ndër më të mirat për trajtimin e thonjve të dobët dhe të brishtë. Në një enë bashkoni nga një lugë gjelle përkatësisht me birrë, vaj ulliri dhe uthull të bardhë rrushi. Ngrohni në zjarr të avashtë tre përbërësit dhe pasi të ftohen, lyeni thonjtë dhe mbulojini me fasho. Mbajeni kështu gjatë gjithë natës.