Dy të vdekur dhe 180 raste të reja me koronavirus në Zvicër

Në Zvicër janë regjistruar 180 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa po ashtu është raportuar edhe për dy të vdekur.

Bota

01/08/2020 14:15

Sipas autoritetit zviceran të shëndetësisë, BAG, në total në Zvicër janë regjistruar 35.412 raste me COVID-19, ndërsa 1707 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.

Shifra e të infektuarve të ri është më e ulët për dallim nga dy ditët e kaluara.

Të premten u raportua për 210 raste të reja, ndërsa të enjten për 220.