Dy të arrestuar për armëmbajtje pa leje në Prishtinë
Dy persona janë arrestuar në raste të ndara në Prishtinë për armëmbajtje pa leje. Në njërin rast, policia ka sekuestruar një revole me tetë fishekë, ndërsa në rastin tjetër një revole me gjashtë fishekë. Organi i rendit ka bërë të ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të…
Lajme
Dy persona janë arrestuar në raste të ndara në Prishtinë për armëmbajtje pa leje.
Në njërin rast, policia ka sekuestruar një revole me tetë fishekë, ndërsa në rastin tjetër një revole me gjashtë fishekë.
Organi i rendit ka bërë të ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.