Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident në Serbi

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në Serbi, në autostradën Beograd-Nish. Sipas mediave lokale, viktimat janë një burrë dhe një grua, shtetas shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Aksidenti ka ndodhur pranë daljes së Umçarit, kur vetura e markës “Seat”, me targa gjermane, ka humbur kontrollin dhe…

Lajme

21/12/2025 15:13

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në Serbi, në autostradën Beograd-Nish.

Sipas mediave lokale, viktimat janë një burrë dhe një grua, shtetas shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Aksidenti ka ndodhur pranë daljes së Umçarit, kur vetura e markës “Seat”, me targa gjermane, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Në automjet ndodhej edhe një person i tretë, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në spital.