Dy shoferë gjobiten për shpejtësi të tejkaluar në Ferizaj

Policia e Kosovës në Ferizaj se sot rreth orës 16:00 ka gjobitur dy shoferë për kundërvajtje trafiku. Të dy shoferët u dënuan për tejkalim të shpejtësisë së lejuar. Shoferi A.H. (45 vjeç) u kap duke drejtuar veturën Golf me shpejtësi me 104 km/h në zonë me kufizim 50 km/h. Ai u gjobit me 300 €,…

Lajme

13/07/2025 17:56

Policia e Kosovës në Ferizaj se sot rreth orës 16:00 ka gjobitur dy shoferë për kundërvajtje trafiku.

Të dy shoferët u dënuan për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.

Shoferi A.H. (45 vjeç) u kap duke drejtuar veturën Golf me shpejtësi me 104 km/h në zonë me kufizim 50 km/h. Ai u gjobit me 300 €, 3 pikë negative dhe iu shqiptua masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit për 6 muaj.

Shoferi L.M. (20 vjeç) po drejtonte veturën Audi me shpejtësi 89 km/h në të njëjtën zonë. Ai u gjobit me 200 €, 2 pikë negative dhe ndalim i drejtimit për 3 muaj. Gjatë verifikimit u konstatua se ai kishte masë aktive ndalimi nga 12.06.2025 deri më 11.09.2025. Për këtë shkelje të dytë, iu shqiptua edhe një gjobë prej 500 €, 5 pikë negative, ndalim shtesë i drejtimit për 6 muaj dhe iu konfiskua vetura.