Dy raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës, viktimat marrin tretman mjekësor
Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Prishtinës. Rasti i parë u raportua të ketë qenë në Gllogoc, ku është arrestuar i dyshuari mashkull pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër. “Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar…
Lajme
Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Prishtinës.
Rasti i parë u raportua të ketë qenë në Gllogoc, ku është arrestuar i dyshuari mashkull pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”.
Kurse rasti i dytë u raportua në Fushë-Kosovë.
Viktimës në këtë rast i është ofruar tretman mjekësor, pas dhunës fizike që pati nga i dyshuari.
“ Fushë Kosovë / 07.01.2025 – 10:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”./Lajmi.net/