Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjatë muajit shkurt 2026 në Kosovo janë evidentuar dy raste të braktisjes së fëmijëve.
Ky numër paraqet një rritje krahasuar me muajin janar, kur nuk ishte raportuar asnjë rast i tillë, transmeton lajmi.net.
Sipas raportit, rastet e regjistruara për shkurtin janë shënuar në Gjilan dhe Klinë, me nga një rast në secilën komunë, ndërsa pjesa tjetër e vendit nuk ka raportuar incidente të ngjashme.
Këto statistika janë pjesë e raportit mujor mbi mirëqenien sociale, i cili synon të ofrojë një pasqyrë të situatës sociale dhe sfidave me të cilat përballet vendi./lajmi.net/