Dy raste të armëmbajteve pa leje në Gjilan, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Dy raste të armëmbajtjeve pa leje janë raportuar dje në Gjilan. Të dyshuarit në këto raste janë ndaluar fillimisht, e më pas me vendim të prokurorisë janë liruar në procedurë të rregullt. Njëri rast u raportua në fshatin Përlepnicë e tjetri në Llashticë. ARMËMBAJTJE PA LEJE Fsh. Përlepnicë, Gjilan / 02.06.2025-09:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar…

Lajme

03/06/2025 09:11

Dy raste të armëmbajtjeve pa leje janë raportuar dje në Gjilan.

Të dyshuarit në këto raste janë ndaluar fillimisht, e më pas me vendim të prokurorisë janë liruar në procedurë të rregullt.

Njëri rast u raportua në fshatin Përlepnicë e tjetri në Llashticë.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

  • Fsh. Përlepnicë, Gjilan / 02.06.2025-09:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe 8 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
  • Fsh.Llashtic, Gjilan / 02.06.2025 – 16:20. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe tre fishekë.  Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/