Dy raste kanosjeje në Mitrovicë të Veriut, Policia nisë hetimet
Dy raste të ndara të kanosjes janë raportuar në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut, ndërsa për të dyja ngjarjet është njoftuar prokurori kompetent. Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Nemanjina” në Zveçan, më 22 shkurt 2026, raporton lajmi.net Sipas raportimit, ankuesi, mashkull kosovar, ka bërë të ditur se gjatë natës persona të panjohur i…
Lajme
Dy raste të ndara të kanosjes janë raportuar në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut, ndërsa për të dyja ngjarjet është njoftuar prokurori kompetent.
Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Nemanjina” në Zveçan, më 22 shkurt 2026, raporton lajmi.net
Sipas raportimit, ankuesi, mashkull kosovar, ka bërë të ditur se gjatë natës persona të panjohur i kanë vendosur një letër kërcënuese në gjuhën serbe në garazhin e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet janë duke vazhduar.
Ndërkaq, rasti i dytë është regjistruar më 23 shkurt 2026 rreth orës 15:30, në rrugën “Filip Vishnjiq” në Mitrovicë të Veriut.
Sipas raportit, i dyshuari, mashkull kosovar, derisa ndodhej në oborrin e gjykatës, ka fyer dhe kanosur viktimën, po ashtu mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/