“Dy persona të ulur në tokë, tre tjerë në këmbë”, FOTO nga përplasja mes viktimave dhe të dyshuarve pak para vrasjes në Gjilan

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur ditën e diel në Gjilan. Viktimat janë: Selami dhe Edmond Hasani (babë e bir), si dhe Abedin Hoxha. I dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë dhe plagosjen e Hoxhës është Mefail Shkodra. Ai ishte denoncuar në polici nga Bujar Hoxha në prill të këtij viti.     Vrasja ndodhi në një lokal në Gjilan. Gazeta…

Lajme

14/08/2025 10:12

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur ditën e diel në Gjilan. Viktimat janë: Selami dhe Edmond Hasani (babë e bir), si dhe Abedin Hoxha.

I dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë dhe plagosjen e Hoxhës është Mefail Shkodra.

Ai ishte denoncuar në polici nga Bujar Hoxha në prill të këtij viti.

 

 

Vrasja ndodhi në një lokal në Gjilan.

Gazeta Insajderi ka siguruar një foto nga përplasja që çoi në vrasje.

Dy persona aty shihen në tokë, ndërsa tre të tjerë në këmbë.

Më 21 korrik 2025, Mefail Shkodra është marrë në pyetje në lidhje me një rast të iniciuar nga Bujar Hoxha.

 

 

Dhjetë ditë më vonë më 31 korrik, ai dorëzon një kallëzim penal për deklarim të rrejshëm ndaj të njëjtit person.

Por gjithçka merr një kthesë të errët në një takim ku edhe ka ndodhur vrasja.