Dy persona sulmojnë një tjetër në Prizren, dërgohet në mbajtje njëri prej tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër i cili ishte në arrati, kanë sulmuar viktimën mashkull. Në njoftimin e Policisë thuhet se lidhur me këtë viktima është dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është…

Lajme

25/03/2025 09:31

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër i cili ishte në arrati, kanë sulmuar viktimën mashkull.

Në njoftimin e Policisë thuhet se lidhur me këtë viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti nën hetime.

Njoftimi i plotë:

Prizren / 24.03.2025 – 02:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër i cili është në arrati, kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime. /Lajmi.net/