Dy persona arrestohen në Prishtinë pasi u identifikuan duke shtënë me armë zjarri

Njësia e Hetimeve në Prishtinë ka arrestuar dy persona të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri. Sipas raportit të Policisë, rasti është zbardhur më 11 nëntor 2026, kur hetuesit, përmes analizimit të një video-incizimi, kanë arritur të identifikojnë dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët shiheshin duke shtënë me armë zjarri. Të dyshuarit janë arrestuar,…

Lajme

12/11/2026 09:15

Njësia e Hetimeve në Prishtinë ka arrestuar dy persona të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë, rasti është zbardhur më 11 nëntor 2026, kur hetuesit, përmes analizimit të një video-incizimi, kanë arritur të identifikojnë dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët shiheshin duke shtënë me armë zjarri.

Të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa gjatë veprimeve policore nga ta është konfiskuar një pistoletë me gaz.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/