Dy persona arrestohen në Prishtinë pas kanosjes ndaj njëri-tjetrit

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje kanë kanosur njëri-tjetrin. Sipas raportit policor, rasti është regjistruar më 9 shtator, rreth orës 09:40. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi dyshohet se të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë kanosur njëri-tjetrin”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit…

Lajme

10/09/2026 09:39

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje kanë kanosur njëri-tjetrin.

Sipas raportit policor, rasti është regjistruar më 9 shtator, rreth orës 09:40.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi dyshohet se të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë kanosur njëri-tjetrin”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/