Dy persona arrestohen në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia e Kosovës në Prishtinë ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje me inicialet D.G dhe L.Rr. Në njoftimin e Policisë thuhet se janë gjetur dy motoçikleta dhe dy trotinetë elektrik që dyshohet se janë vjedhur. Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht, njësiti i hetimeve të kryeqytetit, ne një operacion të befasishëm që ndërmori…

Lajme

06/03/2025 19:12

Policia e Kosovës në Prishtinë ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje me inicialet D.G dhe L.Rr.

Në njoftimin e Policisë thuhet se janë gjetur dy motoçikleta dhe dy trotinetë elektrik që dyshohet se janë vjedhur.

Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht, njësiti i hetimeve të kryeqytetit, ne një operacion të befasishëm që ndërmori sot, ka arrestuar dy të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Ndërmarrja e veprime hetimore dhe veprime të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të kryeqytetit, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarve;

D.G. 25 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, L.Rr. 19 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në disa raste të vjedhjeve të ndodhura në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Operacioni është përcjellë edhe me gjetjen e dy motoçikletave si dhe dy trotineteve elektrik, të cilët dyshohet të jenë të vjedhur.

Ndërkohë që janë kryer veprimet policore të fazës fillestare, në konsultim me prokurorin e shtetit të dyshuarit janë proceduar më tej.