Dy persona arrestohen në Ferizaj, konfiskohen rreth 5.5 kilogramë substancë narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar më 2 shtator dy persona të dyshuar, një shtetas të Shqipërisë dhe një shtetas të Kosovës, lidhur me veprat penale të raportuara më 31 gusht 2026 në dalje të Autostradës “Arbër Xhaferi”, në Bibaj. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas një pune intensive hetimore, njësitë relevante kanë realizuar bastisje në…

Lajme

03/09/2026 09:17

Policia e Kosovës ka arrestuar më 2 shtator dy persona të dyshuar, një shtetas të Shqipërisë dhe një shtetas të Kosovës, lidhur me veprat penale të raportuara më 31 gusht 2026 në dalje të Autostradës “Arbër Xhaferi”, në Bibaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas një pune intensive hetimore, njësitë relevante kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Ferizaj, një bodrum të një banese dhe një shtëpi banimi, të cilat dyshohet se shfrytëzoheshin dhe banoheshin nga të dyshuarit.

Gjatë bastisjeve janë gjetur dhe konfiskuar rreth 5.5 kilogramë substancë narkotike, me vlerë të përgjithshme të tregut rreth 8 mijë euro, si dhe 2,250 euro dhe 18,500 lekë para të gatshme.

Policia ka konfiskuar edhe një veturë me targa të Shqipërisë, një pistoletë, pesë fishekë shkollorë, një USB, dy kartela bankare, disa SIM-kartela, një peshore digjitale, foli dhe qese transparente për paketim, një pasaportë, dy telefona celularë dhe një çantë me dokumente të ndryshme.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti, sipas Policisë, është duke u hetuar.