Dy penallti, dy kartonë të kuq, dy gola dhe një fitues – Ballkani merr tri pikët ndaj Prishtinës
Skuadra e Ballkanit ka marrë fitore nga udhëtimi në Podujevë, kundër Prishtinës.

Sport
Ballkani ka shënuar fitore minimale 0:2, kundër Prishtinës, në ndeshjen e luajtur në Podujevë, shkruan lajmi.net.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit tregoi dy kartonë të kuq (për secilën skuadër nga një) dhe dy penallti (për secilën nga një).
Lumbardh Dellova i Prishtinës ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 56’, kur Prishtina fitonte një penallti. Këtë penallti e çoi dëm Besnik Krasniqi që gaboi nga pika e bardhë.
Kryeqytetasit mbetën me 10 lojtarë në fushë në minutën e 73’ kur Oto John u ndëshkua me të dytin të verdhë.
Kur mendohej se ndeshja po përfundonte pa fitues, Ballkani fitoi një penallti në minutën e 90’, pas ndërhyrjes së gabuar të Besnik Krasniqit, dhe e konvertoi në gol këtë penallti në minutën e 90+8’. (Tetë minuta pauzë).
Goli i Ermal Krasniqit bëri që Prishtina të vihej e gjitha në sulm për të kërkuar barazimin. Kjo i kapi zbuluar ata në minutën e 106′, kur Zeka çoi shifrat në 0:2 duke e çuar Ballkanin në 39 pikë, sa ka edhe Gjilani si skuadër lidere.
Prishtina mbetet me 24 pikë në pozitën e gjashtë në tabelë dhe thellohet në krizë. /Lajmi.net/