Dy partitë opozitare thërrasin konferencë për media

Dy partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme do të mbajnë konferencë për media. Konferenca e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të nis nga ora 11:00 ndërsa ajo e PDK-së pesëmbëdhjetë minuta më vonë. Sipas burimeve të lajmi.net PDK-ja në konferencë do të flaës lidhur me rezultatet…

Lajme

06/12/2023 08:11

Dy partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme do të mbajnë konferencë për media.

Konferenca e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të nis nga ora 11:00 ndërsa ajo e PDK-së pesëmbëdhjetë minuta më vonë.

Sipas burimeve të lajmi.net PDK-ja në konferencë do të flaës lidhur me rezultatet e ‘’PISA 2022’’.

Gjatë ditës së djeshme, janë bërë publike rezultatet e testit ‘’Pisa’’ për vitin 2022.

Në bazë të rezultatetve del se shteti i Kosovës është renditur pothuajse në vendet e fundit.

Kosova ka zënë vendin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, ndërsa është në vendin e 77-të nga 80 për shkencë./Lajmi.net/