Dy orë para mbylljes së vendvotimeve lajmërohet Çeku, u tregon qytetarëve se çdo votë e tyre ka rëndësi
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Prishtinës, Hajrullah Çeku është lajmëruar dy orë para mbylljes së vendvotimeve. Hajrullah Çeku u bëri thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar, duke theksuar se çdo votë ka rëndësi. Ai i ftoi qytetarët që të përcaktojnë katër vitet e ardhshme të Komunës së Prishtinës. “Votoni për të…

Lajme
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Prishtinës, Hajrullah Çeku është lajmëruar dy orë para mbylljes së vendvotimeve.
Hajrullah Çeku u bëri thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar, duke theksuar se çdo votë ka rëndësi.
Ai i ftoi qytetarët që të përcaktojnë katër vitet e ardhshme të Komunës së Prishtinës.
“Votoni për të ardhmen tuaj”,deklaroi ai.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Prishtinës, çdo votë ka rëndësi, çdo votë çon peshë. Ajo i përcakton katër vitet e ardhshme të komunës sonë.
Prandaj, dilni e votoni, thirrni të gjithë miqtë, familjarët, kolegët, bashkëpunëtorët që të dalin në votime këto orët e fundit para mbylljes së vendvotimeve.
Votoni për të ardhmen tuaj./Lajmi.net/