Dy ndeshje tejet interesante në Superligë
Superliga e Kosovës sot do t’i sjell dy ndeshje tejet interesante për adhuruesit e futbollit. Me fillim nga ora 17:00, kampioni aktual Ballkani do të nis mbrojtjen e titullit kundër Dukagjinit, ndërsa Prishtina në “Fadil Vokrri” nga ora 19:00 do të kërkojë nisje të mbarë të edicionit me fitore kundër Suharekës. Ndeshje tejet interesante pati…
Sport
Superliga e Kosovës sot do t’i sjell dy ndeshje tejet interesante për adhuruesit e futbollit.
Me fillim nga ora 17:00, kampioni aktual Ballkani do të nis mbrojtjen e titullit kundër Dukagjinit, ndërsa Prishtina në “Fadil Vokrri” nga ora 19:00 do të kërkojë nisje të mbarë të edicionit me fitore kundër Suharekës.
Ndeshje tejet interesante pati edhe të shtunën, ku derbi i javës së parë nuk prodhoj fitues.
Llapi dhe Gjilani u ndanë baraz 1:1, derisa pikët e plota i rrëmbeu Ferizaj që e mposhtu Ferronikalin ’74 me rezultat 2:1, duke e nisur me këmbë të mbarë rikthimit në Superligë.
Derisa ndeshja Drita – Malisheva, nuk u zhvillua.
Kjo lojë është shtyrë për shkak të ndeshjes evropiane në rrethin e tretë të Conference League, që klubi nga Gjilani do ta zhvillojë kundër skuadrës nga Letonia, Auda.