Dy motra shqiptare vetëhidhen nga pallati në Itali, njëra ndërron jetë

Dy motra me origjinë shqiptare janë vetëhedhur nga një pallat në Xhenova të Italisë. Mediet italiane raportojnë se njëra prej motrave, 31-vjeçe humbi jetën nga plagët e marra, ndërsa tjetra, 34 vjeçe ndodhet në në gjendje të rëndë. Media vendase raporton se frika se mund t’i hiqnin kujdestarinë e katër fëmijëve të saj, 3 deri…

Lajme

07/01/2025 18:55

Dy motra me origjinë shqiptare janë vetëhedhur nga një pallat në Xhenova të Italisë.

Mediet italiane raportojnë se njëra prej motrave, 31-vjeçe humbi jetën nga plagët e marra, ndërsa tjetra, 34 vjeçe ndodhet në në gjendje të rëndë.

Media vendase raporton se frika se mund t’i hiqnin kujdestarinë e katër fëmijëve të saj, 3 deri në 9 vjeç, qëndron pas tragjedisë që solli vdekjen e 31-vjeçares me origjinë shqiptare.

Me të ishte edhe motra e saj 34-vjeçare, shumë e afërt me viktimën. Tragjedia vjen vetëm disa ditë pasi ishte caktuar seanca e radhës për kujdestarinë e fëmijëve.