Dy milionë dollarë për t’u dukur si e motra

Adhuruesit e serisë “Keeping Up With the Kardashians”, kanë vërejtur se 17-vjeçarja Kylie Jenner, duket mjaft ndryshe nga ajo si dukej në fillim të emetimit të kësaj serie.

ShowBiz

12/07/2015 08:48

Shumica prej tyre janë të bindur se arsyeja për këtë nuk është procesi normal i rritjes dhe pjekjes, por procedurat e shumta estetike, me ndihmën e të cilave bukuroshja dëshiron të jetë sa më e ngjashme me motrën e saj Kim Kardashian, të cilën e konsideron një idhull.

“Pamja e saj e tanishme nuk ka kurrfarë lidhje me atë që ajo dukej para disa viteve. E tërë kjo është pjesë e planit me të cilin ajo planifikon të transformohet në Kim”, ka thënë një burim, transmeton “Zëri”.

Ai gjithashtu ka shtuar se Kylie i është nënshtruar një varg ndërhyrjeve kirurgjike dhe atë brenda një periudhe të shkurtër, duke përfshirë edhe vendosjen e mbushësve në buzë, çka edhe publikisht e ka pranuar.

Dhe në transformimin e saj rrënjësor, Kylie deri më tani ka shpenzuar mbi 2 milionë dollarë, ndërsa të gjitha këto para, ajo i ka marrë nga e ëma Kris Jenner.

Dhe falë këtyre ndërhyrjeve, bukuroshja e re tani ka më shumë vetëbesim në vete. /Zëri/