Dy lojtarët e Anglisë bëjnë namin, sjellin vajza në hotelin e ekipit në Islandë – thyejnë të gjitha rregullat e mundshme
Dy lojtarët e rinj të Kombëtares së Anglisë Phil Foden dhe Mason Greenwood mund të përballen me masa disiplinore pasi u shfaqën pamjet që dyshohet se sollën vajza në hotelin e ekipit në Islandë.
Sport
Dyshja bën debutimet e tyre ndërkombëtare për seniorët në fitoren ndaj Islandës të shtunën – por këto arritje tani janë lënë në hije.
Lojtarëve u janë dhënë udhëzime të rrepta për të garantuar sigurinë nga Covid – dhe imazhet – të cilët janë publikuar nga Islanda DV – duket se tregojnë se Foden dhe Greenwood nuk i përfillin ato protokolle.
Veprimi i dyshes në gjoja sjelljen e vajzave nuk ka të bëjë vetëm me thyerjen e rregullave të karantinimit, por ka të ngjarë të ketë rënë në kundërshtim me rregullat e sjelljes së Federatës Angleze për lojtarët ndërsa ishin në detyrë ndërkombëtare.
Në klipin e shkurtër, Foden dhe Greenwood duket se kanë veshur fanellën e re të stërvitjes të Anglisë dhe lojtarët tani do të ndëshkohen. Klipi është postuar nga vajzat në rrjetin social Snapchat, por nuk kanë dashur ta komentojnë këtë çështje.
Foden ka një djalë dy vjeç dhe një të dashur për një kohë të gjatë, ndërsa ylli i United Greenwood u nda me të dashurën e tij modele në maj. /Lajmi.net/