Dy komisionerë largohen për të votuar, nuk kthehen për 2 orë
Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” ka raportuar rreth parregullsive gjatë procesit zgjedhor.
Lajme
Siç ka raportuar DnV, në vendvotimin 1708C/04R, dy komisionerë janë larguar për të votuar dhe nuk janë kthyer për një periudhë më të gjatë se 2 orë.
“Është raportuar për një incident në vendvotimin 1708C/04R, ku dy komisionerë janë larguar për të votuar dhe nuk janë kthyer për një periudhë më të gjatë se 2 orë. Rolin e tyre e ka ushtruar një vëzhguese nga një subjekti politik”, thuhet në raportin e DnV. /Lajmi.net/