Dy izraelitë të vrarë në sulmin me armë zjarri në Izrael, sulmuesit qëllohen për vdekje

Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin Hadera në Izrael.

Bota

27/03/2022 22:34

Dy izraelitë, një burrë dhe një grua janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në një sulm em armë zjarri në Hadera të Izraelit.

Pas këtij sulmi me armë, dy burra arabo-izraelitë nga Umm el-Fahm janë qëlluar për vdekje nga oficerët e fshehtë të Policisë Kufitare, të cilët po hanin në një restorant afër vendit të sulmit.
Sulmuesit raportohet se kanë pritur që të kalonte një autobus përpara se të qëllonin drejt civilëve.
Burrat izraelitë rreth të 20-tave u plagosën rëndë si pasojë e këtij sulmi, ndërsa një burë 45 vjeçar dhe një grua izraelitë rreth 20 vjeçare u plagosën më lehtë.

Të njëjtit u dërguan me urgjencë në Qendrën Mjekësore (Hillel Yafe) për trajtim të mëtutjeshëm.

Policia e Izraelit ka thënë se dy terroristët që kryen sulmin me të shtëna në Hadera ishin me të paktën 1100 plumba, të paktën tri pistoleta dhe gjashtë thika, transmeton lajmi.net.

Sipas mediave në Izrael, kjo është një ngjarje terroriste, e cila vjen vetëm pak ditë nga sulmi në Beersheba, ku mbetën të vdekur 5 persona./Lajmi.net/