Dy hipopotamë infektohen me Covid-19 në Belgjikë

Sëmundja është përhapur edhe në fermat e vizonit dhe te kafshët e egra, si dreri.

Fun

05/12/2021 15:13

Dy hipopotam kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 në kopshtin zoologjik të Antwerp në Belgjikë në ato që mund të jenë rastet e para të raportuara në këtë specie, tha stafi i kopshtit zoologjik.

Hippos Imani, 14 vjeç dhe 41-vjeçari Hermien nuk kanë simptoma përveç rrjedhjes së hundëve, por kopshti zoologjik tha se çifti ishte vendosur në karantinë si masë paraprake.

“Për dijeninë time, kjo është hera e parë në këtë specie. Në mbarë botën, ky virus është raportuar kryesisht te majmunët dhe macet e mëdha”, tha veterineri i kopshtit zoologjik, Francis Vercammen.

Koronavirusi mendohet se ka kaluar nga një kafshë te një njeri dhe është vërtetuar se ka kaluar nga njerëzit te kafshët.

Kafshët shtëpiake duke përfshirë macet, qentë janë infektuar pas kontaktit me pronarët e tyre, ndërsa në kopshtet zoologjike janë raportuar raste te kafshët si macet e mëdha, lundërzat, primatët dhe hienat.

Sëmundja është përhapur edhe në fermat e vizonit dhe te kafshët e egra, si dreri.

Kopshti Zoologjik i Antëerpit po heton shkaqet e infektimit. Asnjë nga rojet e kopshtit zoologjik nuk kishte shfaqur kohët e fundit simptoma të COVID-19 ose nuk ishte testuar pozitiv për virusin, tha kopshti zoologjik ndërsa nuk dihet nëse ndonjë nga vizitorët e kopshtit mund të ketë qenë i infektuar. /Lajmi.net/